Shefi i Shtabit Zgjedhor të VV’së në Pejë, Taulant Kelmendi thotë se në këtë komunë kanë dalë subjekti i parë politik.
“Projeksionet tona janë që Vetëvendosja i ka mbi 51 për qind megjithatë si duket qytetarët i kanë tejkaluar edhe pritshmëritë tona. Sot rrugët e qytetit janë mbushur duke festuar’, tha Kelmendi për T7.
“Qytetarët i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për referendum”, shtoi ai.
“Qytetarët janë në festë”, theksoi Kelmendi.