Ish-menaxheri i fushatës së Barack Obamas, tash këshilltar i Albin Kurtit në zgjedhje, Arun Chaudhary, ka shpërndarë në Twitter ‘EXIT POLL-in’ ku e nxjerrë VV-në me 53%.
Sipas këtij EXIT POLL, i punuar nga institute ‘Gani Bobi’ dhe ‘Albanian Post’, bashkë me Kanal10, e ka nxjerrë partinë e Albin Kurtit fituese të zgjedhjeve të sotme më 53%.
Përkundër se ky EXIT POLL po ia bën qejfin këshilltarit amerikan të Kurtit, ky i fundit, vazhdimisht ka pasur raporte konfliktuoze me gazetarin Haxhiu, i cili ka porositur dhe prezantuar sonte matjen elektorale.
EXIT POLL-I i Albanian Post partinë e dytë e ka nxjerrë PDK-në më 20%, pasuar nga LDK-ja më 17% dhe AAK-ja partia e fundit parlamentare më 7%.
Ashtu siç edhe pritej, EXIT POLL-i NISMA’n e Fatmir Limajt e lë jashtë Kuvendit, më vetëm 2%.
Exit polls! pic.twitter.com/qtuJJJ52Ov
— Arun Chaudhary (@ArunChaud) February 14, 2021