Lëvizja Vetëvendosje përmes një reagimi në Facebook duke iu drejtuar komisionierëve dhe vëzhguesve të Vetëvendosjes ka bërë thirrje për vigjilencë.
Në këtë postim thuhet se ‘ju jeni garancia e vullnetit të popullit të Kosovës dhe demokracisë’.
Postimi i plotë:
Të nderuar komisionerë dhe vëzhgues të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Pas pak fillon procesim i mbylljes së vendvotimeve dhe ai i numërimit të fletëvotimeve.
Ju lutemi për vigjilencë.
Ju jeni garancia e vullnetit të popullit të Kosovës dhe demokracisë.
Ndaj të gjithë sytë janë drejtuar kah ju!/Bota sot