Profesori i shkencave politike në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, ka folur pasi Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet e sotme, sipas exit-polleve.
Ai është tallur me Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila ka dalë në vendin e tretë, përcjell Bota sot.
Kraki ka thënë se LDK-ja ka tradhtuar votuesit për pazare politike.
Postimi i tij i plotë:
LDK - Shitet për hekur.
Ju thosha mos i tradhtoni votuesit për pazare politike me bandat. Këta «jo na i kemi Dullën e Dritonin me na ndreq me Amerikën përmes Grenellit dhe Beratit»