​LDK nuk deklarohet, pret përfundimin e numërimit

Aktuale

​LDK nuk deklarohet, pret përfundimin e numërimit

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 20:57
Ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur të deklarohet rreth pritjeve për zgjedhjet e sotme, vetëm pas përfundimit të numërimit të votave.

Zëdhënësja e shtabit zgjedhor të LDK-së, Ardita Dusha duke mos pranuar pyetje tha se procesi i numërimit të votave kërkon kohën e vet.

Dushi: Ne jemi në pritje të numërimit të votave në të gjitha komunat

“Nga ky moment fillon numërimi i votave dhe ky proces kërkon kohën e vet. Ne jemi në pritje të numërimit të votave në të gjitha komunat dhe qendrat e votimit. Pas përfundimit të numërimit të votave LDK do të del para mediave dhe do të prononcohet lidhur me rezultatet dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor më përgjithësi”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat