Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media, në të cilën u ka bërë ftesë qytetarëve që të festën e tyre ta bëjnë pranë familjes dhe nëpër shtëpitë e tyre.
Haxhiu tha se është me rëndësi që të mos tubohen qytetarët në sheshe e në rrugë, për shkak të pandemisë COVID-19, por edhe për shkak të temperaturave të ulëta dhe të problemeve që mund të shfaqen në shëndetin individual tek secili.
“Po e bëjë këtë thirrje sepse tani po ndodhë një proces shumë i rëndësishëm që është numërimi i votave. E gjithë vëmendja e aktivistëve duhet të jetë tek komisionarët dhe vëzhguesit sepse duhet të garantohet vota e lirë dhe e paprekshme për secilin qytetarë”, tha ajo.
Tutje Haxhiu shtoi që të mos festohet në sheshe, por pranë familjes.