Edhe në komunën e Gjilanit, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të siguroj numër të madh të votave, apo 65% nga ato që ka numëruar deri më tani KQZ-ja.
Në këtë kohë që udhëhiqet nga LDK-ja, kjo parti ka marrë vetëm 15%, derisa PDK-ja 12% të votave.
AAK-ja ka marrë mbi 2% të votave, ndërsa Nisma Socialdemokratë 1%.
Lëvizja Vetëvendosje edhe në këtë komunë ka kthye basionin e LDK-së, duke nxjerrë rezultat të bindshëm fitues./Bota sot