Përfaqësuesi ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje Blerim Sallahu ka thënë se me fitoren e Vetëvendosjes përfundon karriera politike e Isa Mustafës, Avdullah Hotit, Driton Selmanajt, Agim Veliut, Haki Rugovës e Lutfi Hazirit.
Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se tani do të fillojë epoka e Qeverisë Kurti.
Postimi i plotë i Sallahut:
Të dashur qytetarë,
Ia ka vlejtë që e rrëzuam një Qeveri antikushtetuese dhe antiligjore për faktin se, me këtë veprim përfundon karriera poliitke e:
1.Isa Mustafës,
2. Avdullah Hotit,
3. Driton Selmanajt,
4. Agim Veliut,
5.Haki Rugovës,
6. Lutfi Hazirit etj.
Tash fillon epoka e Qeverisë Kurti dhe goditja brutale e krimit dhe korrupsionit brenda të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës.
Popullim im i dashur, Ju duam!