Mimoza Kusari-Lila thotë se në komunën e Gjakovës ka fituar VV. Ajo shprehet e lumtur qw AAK e humbi bastionin.
“Jo vetëm që janë arritur pritshmëritë por janë tejkaluar”, tha ajo.
“Me Vetëvendosjen, dmth të gjithë që kemi qenë në listë jemi fitues absolutë. Sipas shifrave që posedojmë tejkalojmë 65 për qind në Gjakovë duke lënë prapa Aleancën që dikur kishte bastion Gjakovën dhe përfundimisht një satisfaksion dhe një çlirim emocional dhe politik nga ata që kanë menduar dhe e kanë marrë të gatshme dhe kanë abuzuar me pushtetin në Gjakovë”, theksoi Kusari-Lila.