Nga rezultatet e zgjedhjeve të deritanishme, lista e përbashkët e Lëvizjes Vetëvendosje me Vjosa Osmanin ka fituar bindshëm.
Deri më tani për fitoren e tyre janë deklaruar disa zyrtarë të këtyre dy partive, mirëpo asnjë fjalë nuk e thanë liderët.
E në një foto të publikuar nga Haxhi Avdyli, pjesë e listës së Vjosa Osmanit, shihet edhe kjo e fundit.
Avdyli madje ka një mesazh pas fitores:
Kjo fitore i dedikohet qytetarit. Kjo ka tejkaluar edhe partitë por i ngjan zgjimit qytetar. Kjo është revoltë e qytetarit kundër padrejtësive nga një kastë e papërgjegjshme politike. Ne do e lexojmë drejtë këtë përkrahje masive. Ne do veprojmë me urtësi, pa inate por me përgjegjësi të shtuar shtetërore. Na priftë e mbara për punë të mira për Kosovën. Faleminderit secilit prej jush që me votën tuaj po shkruani historinë./Bota sot
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/14/auto_150199384_10221579044763085_1920016890940087766_o1613338278.jpg)