Kandidatja për deputete nga radhët e VV-së, Vasfije Krasniqi-Goodman, përmes një shkrimi në facebok ka shkruar në lidhje me rezultatet e deritanishme që e nxorin fituese LVV-në.
Krasniqi-Goodman thotë që kjo është fitorja e parë, e dyta është ajo që tashmë e njohim: predominimi i Lëvizjes Vetëvendosj, përcjell “Bota sot”.
Ajo tutje shkruan që shumë shpejtë do të kemi insitucione të reja me njerëz të ri, larg familiarizmit që kanë ndodhur dekadave të fundit.
Urime Kosovë! Përpara Kosovë, përfundon, Krasniqi-Goodman.
Postimi i plotë
Këto zgjedhje të jashtëzakonshme, kjo ditë e shënuar për të ardhmen e popullit, të cilit i përkas, folën për një kulturë të lartë demokratike, që elektorati shprehu gjatë procesit të votimit. Në kushte kohore, shëndetësore e politike, që mund të koincidojnë veç një herë në njëmijë, populli i Repblikës së Kosovës, demostroi qetësi, maturì dhe entusiazëm njëkohësisht.
Kjo është fitorja e parë, e dyta është ajo që tashmë e njohim: predominimi i Lëvizjes Vetëvendosje.
Së shpejti do të kemi institucionet e reja, me njerëz të rinj e që do të drejtojnë me mentalitet të ri, me koncepte të reja bashkëkohore, larg familiarizmit e klientelizmit të dekadës së fundit.
Me porositë e të madhës Nënë Tereze, që shihen lart mbi kokat tona, unë vërtet ju uroi të gjithëve!
Urime Kosovë! Përpara Kosovë!