Ali Ahmeti uron Albin Kurtin: Do më keni vëlla dhe aleat gjithmonë

Aktuale

Ali Ahmeti uron Albin Kurtin: Do më keni vëlla dhe aleat gjithmonë

Nga: H.O. Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 22:52
Ali Ahmeti

Deputeti në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka uruar institucionet e Kosovës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Ahmeti ka uruar edhe Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin për fitore, që sipas tij këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për Kosovën dhe gjithë shqiptarët.

Ai ka shkruar tutje se në ‘ҫdo kohë dhe në çdo rrethanë, Kosova bashkë me qytetarët e saj dhe institucionet, kanë patur vëlla, aleat dhe përkrahës në mua si dhe partner dhe bashkëpunëtor tek BDI-ja’.

Postimi i plotë:

Përgëzoj të gjitha institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës për mbarëvajtjen e procesit të sotëm zgjedhor.

Uroj Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin për fitoren në këto zgjedhje të parakohshme, shumë të rëndësishme për Kosovën, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët.

Gjithashtu uroj edhe të gjitha partitë tjera politike për rezultatet e arritura por edhe për kontributin e dhënë që ky cikël zgjedhor të zhvillohet në frymën europiane.

Në çdo kohë dhe në çdo rrethanë, Kosova bashkë me qytetarët e saj dhe institucionet, kanë patur vëlla, aleat dhe përkrahës në mua si dhe partner dhe bashkëpunëtor tek BDI-ja dhe tek të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së veriut, dhe unë ju siguroj që kështu do të mbetet gjithnjë./Bota sot

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat