Gazetarja Arbana Xharra, ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për zgjedhjet e lira dhe demokratike.
Ajo ia ka uruar Vetëvendosjes fitoren, duke thënë se shteti më i ri në Evropë po tregon kulturë elektorale, përcjell Bota sot.
Postimi i plotë i Xharrës:
Bravo Kosovë, zgjedhje pa skandale të lira dhe demokratike është mesazhi më i mirë që mund t’i dërgojmë Perëndimit.
Shteti më i ri në Evropë po tregon kulturë elektorale. Vetëvendosjes urime fitorja. Të fala nga Amerika aleati më i rëndësishëm i shqiptarëve.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/14/auto_vv1613340973.jpg)