Kreu i LDK-së, Isa Mustafa përmes një shkrimi në facebok ka reaguar pas rezultatëve preliminare të zgjedhjeve.
Mustafa shkroi që Hoti ka bërë një punë të shkëlqyer si kryeministër edhe gjatë fushatës, përcjell “Bota sot”.
Tutje ai shkruan që do të respketojë rezultatin e zgjedhjeve dhe se do të bëj ndryshimet ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin.
Postimi i plotë
Miq të nderuar
Në ditët në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë të zgjedhjeve.
Z. Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si Kryeministër por edhe gjatë fushatës.
Çfardo të jetë, LDK e respekton rezultatin e zgjedhjeve.
Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin.
IM