Lëvizja Vetëvendosje prin në këto zgjedhje në bazë të rezultateve nga KQZ.
Ambasadorja Vlora Çitaku, ka uruar Vetëvendosjen duke thënë se suksesi i tyre në qeverisje është sukses për Kosovën.
Poashtu ajo ka, ka uruar edhe PDK-në që sipas saj, ndonëse në rrethana të vështira, sërish pranoi pa ekuivoke rezultatet.
Postimi në Facebook:
Kosova shembullore sërish!
Urime Vetëvendosje! Ju dëshiroj mbarësi. Suksesi i juaj në qeverisje është sukses për Kosovën.
Ua dëshiroj më të mirën dhe uroj që mos të udhëhiqni me arrogancë.
Kemi me ju mbajtë për fjale.
Bravo PDK-së e cila ndonse në rrethana të vështira, sërish pranoi pa ekuivoke rezultatet. Standardet vendosen çdo ditë.