Lëvizja Vetëvendosje ka rritur bindshëm numrin e votave të fituara në krahasim me zgjedhjet e tetorit.
Nga 81.16 për qind e votave të numëruara deri më tash nga KQZ-ja, partia e Albin Kurtit prin me 47.94 për qind ose 305.167 vota.
Lëvizja Vetëvendosje më 6 tetor 2019 mori 221.001 vota.
Votat e deritanishme të numëruara nga KQZ-ja, renditin të dytën Partinë Demokratike të Kosovës me 17.50 për qind ose 111.381, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 13.36 për qind ose 85.059 votues, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e katërta 7.46 për qind ose 47.513 votues, Nisma Socialdemokrate 2.80 për qind ose 17.830.
Për më shumë klikoni në linkun zyrtar të KQZ-së:
https://www.youtube.com/watch?v=g9hyr0WV_mQ&feature=youtu.be