Sipas rezultateve të para, Lëvizja Vetëvendosje është fituese e bindshme e zgjedhjeve të 14 shkurtit. Humbje të thellë kanë pësuar në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike që janë kthyer në objekt talljeje nga përdorues të rrjeteve sociale.
Kryesisht qytetarët që kanë bërë humor, janë marrë me LDK-në që qeveriste deri tash.
“Ndalni numërimin e votimit”, ishte një shaka që dikur ishte realitet për ish-presidentin amerikan Donald Trump, që kërkonte ndërprerjen e numërimit në garën ndaj Joe Bidenit.
“Sa vota i mori Vetëvendosja në Kinë???” ka qenë një tjetër postim që ka shpërthyer.
“Policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foto, të lajmërojë Policinë e Kosovës”, thuhej në një tjetër fotomontazh humoristike për zgjedhjet e ku në foto ishte kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, që aktualisht ka vetëm 13 për qind të votave të numëruara, kur janë numëruar më shumë se gjysma.
Nuk kanë munguar shakatë as me Nismën e Fatmir Limajt, që sipas të gjitha gjasave më s’do të jetë parti parlamentare.
“KQZ: Nisma s’keni asnjë ulëse në Kuvend. Nisma: S’ka problem se rrimë në këmbë ne”.
![Imazh](/media/botasot.info/images/2021/February/14/auto_auto_fatmir_a_je_ti16133384581613342977.jpg)