Osmani flet për LDK-në, tregon arsyen e dështimit të saj

Aktuale

Osmani flet për LDK-në, tregon arsyen e dështimit të saj

Nga: D.RR Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 00:12
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani dhe kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti kanë dalë në një konferencë për media.

Ata kanë falenderuar popullin për votat e fitores ndërsa kanë thënë se puna do të nisë shumë shpejt.

Mirëpo në këtë konferencë Osmani u pyet se si I sheh rezultatet preliminare për partinë në të cilen ka qenë pjesë më parë.

Osmani u përgjigjë duke thënë që shpreson që ky rezultat të jetë mësim për LDK-në dhe partitë e tjera që fjala e dhënë për qytetarët nuk duhet shkelur por ruhet, shkruan "Bota sot".

“Shpresoj shumë që ky rezultat të jetë mësim për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe për partitë e tjera të cilat kanë marrë rezultatin më të ulët në historinë e tyre, që fjala e dhënë para qytetarëve nuk duhet të shkelet por duhet të ruhet si e shenjtë”, u shpreh Osmani./BS

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat