Lëvizja Vetëvendosje e para në shtatë komunat kryesore të Kosovës

Aktuale

Lëvizja Vetëvendosje e para në shtatë komunat kryesore të Kosovës

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 00:50
Foto ilustrim

Janë numëruar mbi 700 mijë vota nga zgjedhjet e sotme parlamentare në Kosovë.

Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje është e para në 7 komunat më të mëdha të Kosovës.

Në Prishtinë, Lëvizja Vetëvendosje ka 64,06 për qind të votave, e ndjekur nga LDK-ja me 17.04 dhe PDK-ja me 12,02.

Në Mitrovicë të Jugut, Lëvizja Vetëvendosje ka 62,97 për qind të votave, PDK-ja ka 25,22 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka vetëm 6,55 për qind të votave.

LVV është e para edhe në Gjakovë me 48,83 për qind e ndjekur nga AAK-ja me 27,94 për qind. LDK-ja në Gjakovë ka marrë 7,82 për qind ndërsa PDK-ja 7,82.

LVV është e para edhe në Gjilanin e Lutfi Hazirit. Atje ky subjekt politik deri më tani ka marrë 63,25 për qind të votave, ndërsa LDK ka marrë vetëm 16,05 e ndjekur nga PDK-ja me 12,57.

LDK nuk e ka ruajtur votën as në Pejë. LVV po prin në këtë qendër të Kosovës me 49,84 për qind të votave, ndërsa LDK-ja ka mbledhur vetëm 18,78 për qind, e ndjekur nga AAK-ja me 14,88 për qind.

Prizreni i ka besuar Lëvizjes Vetëvendosje me 45,56 për qind të votave, ndërsa PDK-ja ka marrë vetëm 16,57 e ndjekur nga LDK-ja me 10,01 për qind.

Ferizaji i Agim Aliut kësaj radhe ka votuar për Lëvizjen Vetëvendosje. Ky subjekt politik në Skenderaj ka mbledhur 60,17 për qind të votave, ndërsa PDK-ja 22,16 e ndjekur nga LDK-ja me 9,21 për qind.

Tani në Kosovë kanë mbetur për t’u numëruar edhe rreth 150 mijë vota, pa numëruar votat me kusht dhe me postë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat