Janë numëruar mbi 90% të votave në nivel vendi nga Komisioni Qendror Zgjedhor.
Ndërsa në Komunën e Istogut tashmë ka përfunduar numërimi i të gjitha votave.
Në bazë të këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të mbledhë 43.81 përqind të votave.
Vetëvendosje ka lënë mbrapa LDK-në, apo njohur ndryshe si një nga bastionet e LDK-së, e që udhëhiqet nga Haki Rugova.
Istogu kësaj here ia besoi votën Albin Kurtit dhe ndryshimit që mund të sjellë ai për këta banorë.
