Çitaku uron Vetëvendosjen për fitore: Kemi me ju mbajt për fjale

Aktuale

Çitaku uron Vetëvendosjen për fitore: Kemi me ju mbajt për fjale

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 07:07
Vlora Çitaku

Ambasadorja në detyrë e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhje.

Çitaku ka uruar Kosovën për organizimin e zgjedhjeve derisa i ka dëshiruar mbarësi në qeverisje edhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Jo i ka thënë Vetëvendosjes se do t’i mbajnë për fjalë.

Ambasadorja përgëzoi edhe PDK-në që pranoi rezultatet e zgjedhjeve me shpejtësi.

“Kosova shembullore sërish!Urime Vetëvendosje! Ju dëshiroj mbarësi. Suksesi i juaj në qeverisje është sukses për Kosovën.Ua dëshiroj më të mirën dhe uroj që mos të udheheqni me arrogancë.Kemi me ju mbajtë për fjale.Bravo PDK-së e cila ndonëse në rrethana të vështira, sërish paranoi pa ekuivoke rezultatet. Standardet vendosen çdo ditë”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat