Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se Kosova në këto zgjedhje e ka dëshmuar se ka kapacitete demokratike dhe institucione funksionale.
“Uroj të gjitha partitë politike garuese në këto zgjedhje, për maturinë dhe pjekurinë e tyre politike, kundrejt procesit zgjedhor.
Besoj se kjo do të reflektohet edhe në procesin e numërimit, zyrtarizimit dhe njohjes së rezultatit zgjedhor.
Institucionet demokratike dhe stabile janë jo vetëm interes e mundësi për Republikën e Kosovës; por edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor”.