Gazetari Ben Andoni u shpreh në Euronews Albania se KQZ-ja e Kosovës ka një rritje shumë profesionale në menaxhimin e zgjedhjeve.
Gazetari nënvizoi se edhe në zgjedhjet e fundit KQZ ka treguar se është një institucion i pjekur.
Sa i përket rezultatit të zgjedhjeve, Andoni theksoi se Lëvizja Vetëvendosje e ka të pamundur që të krijojë e vetme qeverinë, pasi duhet të marrë mbi 50% të votave.
“Vota bazë e Vetëvendosjes është vota e të rinjve. Një pjesë të rinjve vijnë nga zonat rurale dhe mund të ketë një lloj transformimi në qytete por gjithsesi duke dituar atë pjesën klanore besoj që edhe forca e partive tradicionale mund të jetë rritur”, u shpreh Andoni.