Partia Demokratike e Kosovës ka fituar bindshëm në dy komunat e Drenicës.
Mbi 25 mijë vota ka marr kjo parti në Drenas e Skenderaj.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të proceduara në faqen zyrtare të saj, PDK në Skenderaj ka fituar 72.54 % apo ka marr 12.105 vota ndërsa në Drenas PDK ka fituar 64% apo ka marr 13 e 390 vota.
Janë dy komunat e vetme që PDK ka fituar në nivel vendi.