Tenori Ramë Lahaj ka uruar të gjithë për ndryshimin që e deshëm të gjithë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se e ka gëzuar forca dhe mobilizimi qytetar për t'i ndëshkuar të gjithë kaubojtë e kapadaitë që sillen si pronarë institucionesh e jo si udhëheqës të tyre, për të mirën e qytetarit dhe kombit, përcjell Bota sot.
Ai ka falënderuar edhe mërgatën për votimin që ka bërë.
Postimi i tij i plotë:
Të dashtun bashkatdhetarë.
Urime ndryshimi që e deshëm të gjithë!
Çka më gëzon tej mase, është forca dhe mobilizimi qytetar për t'i ndëshkuar të gjithë kaubojtë e kapadaitë që sillen si pronarë institucionesh e jo si udhëheqës të tyre, për të mirën e qytetarit dhe kombit.
Një falënderim i veçantë për mërgatën tonë të mrekullueshme që gjithmonë dhe çdo kohë tregon se është pjesa më e rëndësishme e kombit, duke e dhënë kontributin më të madh në luftë e paqe.
Gëzuar të gjithëve e na priftë e mbara.