Komisioni Qendror Zgjedhor ka numëruar deri tani 98.21% të votave të dala nga zgjedhjet e djeshme nacionale.
Në bazë të numërimit të deritanishëm partia fituese e këtyre zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje.
Deri më tani Vetëvendosje ka arritur të grumbullojë 374.913 vota apo 48.17%.
Pas kësaj ka reaguar kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja.
Muja ka falënderuar qytetarët e Mitrovicës, mërgatën dhe gjithë Kosovën.
“Faleminderit Mitrovicë, faleminderit mërgatë, faleminderit Kosovë”.