Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Migjen Kelmendi ka komentuar fitoren e Albin Kurtit të zgjedhjeve të djeshme të mbajtura në gjithë Kosovën.
Kelmendi tha se rezultati i mbrëmshëm është mesazh edhe për partinë të cilës i takon, PDK-në.
Sipas tij, PDK-ja duhet të shoh ku ka gabuar dhe duhet vazhduar me reformimin e partisë
Tutje ai uroi Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin për fitoren
Reagimi i tij i plotë:
Ka mbete vetem edhe me u ba mire!
Nji proces zgjedhor qe ta çonte mallin e ndonji vendi europian, nji kulture qytetare dhe solemnitet ne votim, dhe nji fitore pa ekuivoke e Vetevendosjes shenuen zgjedhjet e Frorit 2021.
Kosova ka avansue dhe asht ba shembull demokracie per vendet e rajonit, sado krejt kjo demokraci e ky rregull nuk perputhen me narracionin e stisun te Osmanit e Kurtit, si “shtet i kapun” e “Republike e deshtueme”.
U ba si deshti shumica, dhe kjo shumice e ka pergjegjesine e plote per besimin e dhane. Mbajeni!
Fitorja plebishitare e Osmanit dhe Kurtit asht njikohesisht nji mesazh per neve ne PDK, me pa ku u gabue dhe me vazhdue pa u ndal me reformimin e matejme te partise.
E uroj Vetendosjen, Osmanin e Kurtin per kete fitore!
Ka mbete vetem edhe diçka ‘e vogel’ – me u ba mire!