Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë me 48 për qind ose 369.739 vota, kur janë numëruar 97.04 për qind të votave të përgjithshme.
Ky është rezultati më i thellë që një parti politike arrin të marrë në Kosovë.
Më herët kanë qenë Lidhja Demokratike e Kosovës që mbante stafetën e fitores më të thellë të zgjedhjeve që përkojnë me vitin 2001, ku LDK-ja mori 45.65 për qind të votave e ne zgjedhjet e vitit 2014, mori 45.42 për qind.
Në atë periudhë drejtohej nga presidenti historik Ibrahim Rugova. Ndërsa në këto zgjedhje LDK-ja mori rezultatin më të dobët. Në zgjedhjet e vitit të kaluar ky subjekt ka marrë 26.27 për qind të votave.
Mbeten ende për t’u numëruar votat e mbërritura me postë nga diaspora.
Nga zgjedhjet e 14 shkurtit:
Vendin e dytë e ka marrë Partia Demokratike e Kosovës- 17.35% ose 133.357 vota.
Vendin e tretë e ka marrë Lidhja Demokratike e Kosovës- 13.18% ose 101.364 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës- 7.42% ose mbi 57.000 vota.
Nisma Socialdemokrate-nuk ka arritur të kalojë pragun zgjedhor.