Anton Quni deklarohet pas humbjes së LDK-së, këto janë fjalët e tij për Vetëvendosjen

Aktuale

Anton Quni deklarohet pas humbjes së LDK-së, këto janë fjalët e tij për Vetëvendosjen

Nga: A.Zh Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 11:03
Anton Quni

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike të Kosovës Anton Quni, ia ka uruar fitoren në zgjedhje Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka përgëzuar qytetarët për përgjegjësinë e lartë qytetare, teksa ka shprehur bindjen se LDK-ja do të vazhdojë të mbetet konstruktive dhe të mbështesë proceset demokratike që konsolidojnë shtetësinë e Kosovës.

Quni ka thënë se do të vazhdojë të mbetet ministër në detyrë dhe se do të mbetet i përkushtuar, pavarësisht se cilën pozitë i caktohet nga LDK-ja.

Postimi i plotë i Qunit në Facebook:

Të dashur qytetarë,

Në ditën e zgjedhjeve, qytetarët e Republikës së Kosovës arritën të reflektojnë përgjegjësinë më të lartë qytetare, duke marrë pjesë masovikisht në një proces demokratik zgjedhor. Njëkohësisht, përgëzime për institucionet përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve, të cilat treguan standardet e një kulture të lartë institucionale.

Gjej rastin të uroj fituesin e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje, për rezultatin e arritur në zgjedhje.

Njëkohësisht, shprehë bindjen e plotë se LDK, sipas traditës, do të vazhdojë të mbetet konstruktive dhe të mbështesë proceset demokratike që konsolidojnë shtetësinë e Kosovës, si dhe funksionimin demokratik të institucioneve.

Të dashur qytetarë,

Ju faleminderit pa fund për gjithë përkrahjen Tuaj, e posaçërisht për shkallën e maturisë dhe pjekurisë; duke radhitur Kosovën përkrah shteteve me demokracitë më të zhvilluara për standardet e larta të këtij procesi zgjedhor.

Do të vazhdoj të punoj me dedikimin më të lartë edhe gjatë periudhës tranzicionale të Ministrit në detyrë; ndërsa, Ju siguroj se do mbetem përgjithmonë i përkushtuar për t’i shërbyer atdheut, pavarësisht se cili rol më caktohet, në kuadër të LDK-së, për shkak të rrethanave, proceseve politike apo zhvillimeve historike

I juaji,

Antoni

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat