Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj ka komentuar procesin zgjedhor duke thënë se kaloi me tolerancë mes nesh, prandaj si kryetar komune e vlerson dhe falenderon për këtë nivel të shprehjes së demokracisë.
Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje doli fituese, andaj edhe i uroi punë të mbarë në angazhimet e tyre.
Njoftimi i plotë:
Procesi zgjedhor kaloi me tolerancë mes nesh, prandaj si kryetar komune e vlersoj dhe ju falenderoj për këtë nivel të shprehjes së demokracisë. Si Kryetar i Degës së AAK-së e falenderoj secilin që u angazhua nga dega dhe nëndegët, ku me përkushtimin e tyre treguan vendosmëri për të vazhduar më tutje.Faleminderit votuesve që na besuan dhe na nderuan me përkrahjen e tyre. Faleminderit kandidatëve Albena Reshitaj, Albana Bytyqi, Mensur Selimaj, Bexhet B. Kuçi, Hamdi Bytyqi dhe Fatos Berisha për punën tuaj dhe ju uroj suksese në angazhimet tuaja të mëtejshme. Lëvizja Vetëvendosje doli fituese, andaj ju uroj punë të mbarë në angazhimet e tyre.Të gjithë edhe pse garojmë, e duam vendin dhe angazhohemi për të ardhmen e fëmijëve tanë.Me respekt Bali Muharremaj.