Analisti politik, Vigan Qorrolli, ka thënë se fitorja e VV-së është më e thella në historinë politike të Kosovës, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka publikuar shifrat në zgjedhjet e vitit 2001, ku LDK me Ibrahim Rugovën kishte fituar 359.851 vota, ndërsa tani 20 vite më vonë, Albin Kurti ka marrë 372.156 vota dhe që janë ende në numërim.
Postimi i plotë:
Zgjedhjet e vitit 2001: LDK (Ibrahim Rugova) — 359.851 vota.
20 vite më vonë, zgjedhjet e vitit 2021: VV (Albin Kurti) — 372.156 vota (ende në numërim).
Fitorja më e thellë në historinë politike të Kosovës!