KQZ s’ka datë kur fillon numërimi i votave me kusht dhe të diasporës

Aktuale

KQZ s’ka datë kur fillon numërimi i votave me kusht dhe të diasporës

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Ka përfunduar procesi i numërimit të fletëvotimeve në të gjitha vendvotimet anembanë vendit.

Ndërkohë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve(QNK) po vazhdon të pranohet materiali i ndjeshëm zgjedhor që është përdorur dje gjatë ditës së zgjedhjeve.

Kjo është bërë e ditur nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Por përpos që ka përfunduar numërimi i votave të rregullta, nga KQZ kanë deklaruar se nuk mund të japin datë të saktë se kur do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe atyre të ardhura nga jashtë, apo të ardhura me postë.

“Është e pamundur të themi një datë të saktë se kur do të nisim numërimin e fletëvotimeve me kusht, te personave me nevoja të veçanta dhe atyre që kanë ardhur nga jashtë Kosovës. Do të presim të përfundojnë të gjitha procedurat në QNR. Pas pranimit të materialit të ndjeshëm, pastaj do të bëhet skanimi i listës së votuesve, është i domosdoshëm të bëhet ky skanim për të krahasuar të dhënat me votuesit me kusht që kanë votuar në vendvotime të dyfishta”, ka deklaruar Valmir Elezi.

Ai gjithashtu theksoi se pas përfundimit të procedurave, KQZ është e gatshme të vazhdojë me numërimin e votave me kusht, atyre të personave me aftësi të kufizuara dhe votat nga diaspora.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat