Edhe Edi Rama uron Albin Kurtin: Urime fituesve të qartë të zgjedhjeve

Aktuale

Edhe Edi Rama uron Albin Kurtin: Urime fituesve të qartë të zgjedhjeve

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 12:39
Edi Rama dhe Albin Kurti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar të gjitha partitë politike në Kosovë për zgjedhje të lira dhe demokratike dhe fituesin, Lëvizjen Vetëvendosje.

Rama ka thënë se pret që ky vullnet i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën.

Ai ka thënë se Kosova do të jetë me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik e social.

“Përshëndetje të gjitha forcave politike në Kosovë dhe posaçërisht fituesve të qartë të zgjedhjeve, LVV, me urimin që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën, me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik&social”, ka shkruar Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat