64 mijë e 341 raste raste të infektuara me COVID-19 janë regjistruar deri tani në Kosovë.
1 mijë e 544 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.
Vetëm në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 246 raste të infektuara.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka publikuar sot të dhëna në lidhje me numrin e të infektuarve me COVID-19 deri tani në Kosovë.
Prishtina prinë me numrin më të madh të rasteve me gjithsej 24 mijë e 993 raste të infektuara, nga të cilat, 2 mijë e 302 janë aktive.
Pastaj Gjilani me 3 mijë e 590 raste, nga të cilat 261 aktive dhe Prizreni me 3 mijë e 97 raste të infektuar, 778 prej të cilave aktive.
Podujeva radhitet e 4’ta në vend me 3 mijë e 24 raste të infektuara, 535 aktive, pastaj Fushë Kosova me 2 mijë e 992 raste, prej të cilave 335 aktive.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/15/auto_150205523_10159137260125816_1965631516339359768_o-600x360-11613390161.jpg)