LAJMI I FUNDIT: Isa Mustafa e konfirmon dorëheqjen

Aktuale

LAJMI I FUNDIT: Isa Mustafa e konfirmon dorëheqjen

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 13:18
Isa Mustafa

(E plotësuar 14:46) - A e dëmtoi LDK-në, Vjosa Osmani? Kështu përgjigjet Isa Mustafa

Isa Mustafa ka folur para mediave pas mbledhjes së kryesisë së partisë ku ai e ka dorëzuar dorëheqjen.

Mustafa është pyetur nga gazetarët nëse arsyeja e humbjes së thellë në zgjedhje është Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se atë se çka ka ndodhur nuk mund ta shpjegojë.

“Unë atë që e shoh tani nuk mund ta shpjegoj, kemi një gjendje që nuk është sprovuar akoma që nuk e kemi pas kurrë kemi ndryshime të tilla për një periudhë kaq të shkurtë kohore, mbetet çështje e frymës, e qytetarëve dhe mbetet që të presim se cka do t’i sjellë Qeveria e re vendit.

Vota është vullnet i qytetarit, për këtë arsye ne do të mobilizohemi që LDK-ja të kthehet prapë”, ka thënë ai.

Isa Mustafa e konfirmon dorëheqjen

Isa Mustafa ka bërë të ditur zyrtarisht se jep dorëheqje nga posti i kryetarit të LDK-së dhe se pritet që të thërras mbledhje të re të Kuvendit të partisë.

“Dhe në shenjë të respektimit të kësaj vote dhe hapjes së rrugëve të mëtutjeshme për riorganizim të LDK-së e kam njoftuar kryesinë se do të thërras Kuvendin e LDK-së, për zgjedhje të një kryetari të ri të LDk-së në një periudhë të shpejtë kohore.Në mënyrë që LDK sa më shpejtë të ketë kryetarin e ri”, tha ai.

Mustafa tha se ndjen përgjegjësi dhe se do të ruajë LDK-në dhe të kthehet si forcë politike pasi i duhet Kosovës.

“Unë po e thërras Kuvendin dhe është shenjë që unë po tërhiqem. Së shpejti Kuvendi i LDK-së do ta zgjedh kryetarin e ri. Do të ulemi dhe të shohim se çfarë interesimi kemi për kryetarin e LDK-së, ose do të kemi konkurrencë mes kandidatëve që procesi të shkojë sa më mirë.

***

Isa Mustafa e ka dorëzuar dorëheqjen para strukturave të partisë pak minuta më parë, merr vesh nga burime brenda kryesisë së LDK-së, që është mbledhur tash.

Sipas burimeve të LDK-së, Mustafa në fillim të mbledhjes së partisë e ka treguar lajmin para anëtarëve.

Partia e Isa Mustafës ka shënuar humbjen më të thellë në historinë e saj në zgjedhje.

LDK nuk ka fituar në asnjë komunë, ndërsa ka humbur thellë edhe në komunat ku udhëheqin zyrtarë të këtij subjekti politik.

LDK-ja nën udhëheqjen e Mustafës ka humbur secilat zgjedhje nacionale. Në fakt, hera e fundit kur kjo parti ka fituar zgjedhjet e përgjithshme është nën udheheqjen e Ibrahim Rugovës.

Kur janë numëruar 99.23% të votave, LDK-ja renditet në vendin e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%.

Ndërkaq LVV vazhdon të prijë. Aktualisht, LVV numëron 376 mijë e 933 vota, apo 47,88%. Partia e Albin Kurtit ndiqet nga PDK-ja në vend të dytë, e cila aktualisht ka marrë 136 mijë e 681 vota apo 17,36%

***

Isa Mustafa do të japë sot dorëheqje nga posti i kryetarit të LDK-së gjatë mbledhjes së kryesisë së partisë.  

Burimet e "Bota sot", brenda LDK-së bëjnë të ditur se Mustafa ka vendosur të tërhiqet nga roli drejtues pas rezultatit dëshpërues në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lutfi Haziri ose Kujtim Shala pritet të jenë pasardhës të tij në pozitën e kryetarit.

Partia e Mustafës ka shënuar humbjen më të thellë në historinë e saj në zgjedhjet e djeshme.

LDK nuk ka fituar në asnjë komunë ndërsa ka humbur thellë edhe në komunat ku udhëheqin zyrtarë të këtij subjekti politik.

Kur janë numëruar 99.23% të votave, LDK-ja renditet në vendin e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%.

Image

Mblidhet LDK-ja, Abdixhiku thotë se do të kërkojnë përgjegjësi

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur kryesinë e partisë, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare, ku partia e Isa Mustafës renditen e treta me rezultatin më të dobët në historinë e saj.

Derisa, anëtarë të kryesisë janë parë duke hyrë në zyret e partisë, KosovaPress ka pyetur, Lumir Abdixhikun se çfarë pritet të diskutohet dhe a do të kërkohet përgjegjësi nga drejtuesit e partisë për rezultatin e djeshëm, i njëjti ka thënë se “pritet të shihet dhe se padyshim se do të kërkohet përgjegjësi”. 

***

Lidhja Demokartike e Kosovës do të mblidhet sot pas humbjes së thellë që pësoi në zgjedhjet e djeshme parlamentare.

Mbledhja do të mbahet pas pak.

Partia e Isa Mustafës ka shënuar humbjen më të thellë në historinë e saj në zgjedhje. LDK nuk ka fituar në asnjë komunë, ndërsa ka humbur thellë edhe në komunat ku udhëheqin zyrtarë të këtij subjekti politik.

Kur janë numëruar 99.23% të votave, LDK-ja renditet në vendin e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%.

Ndërkaq LVV vazhdon të prijë. Aktualisht, LVV numëron 376 mijë e 933 vota, apo 47,88%. Partia e Albin Kurtit ndiqet nga PDK-ja në vend të dytë, e cila aktualisht ka marrë 136 mijë e 681 vota apo 17,36%. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat