Ish-ministri i PDK-së, Arsim Bajrami e uruar LVV për fitoren e zgjedhjeve.
Ai ka thënë se fitoren historike duhet ta kuptojë si besim dhe përgjegjësi për të qeverisur me logjikën shtetformuese.
Tutje ka përgëzuar edhe ish kolegët e tij nga PDK për qëndrimin e tyre rreth pranimit të rezultateve.
Ky është shkrimi i plotë, pa ndërhyrje:
Populli i Kosovës edhe njëherë konfirmoi pjekurinë politike dhe kulturën shtetformuese duke mbajtur zgjedhje me standarde me te larta demokratike ne rajon.
Urime Lëvizjes Vetëvendosje për fitorën plebishitare. Ajo fitoren historike duhet ta kuptoje si besim dhe pergjegjesi per te qeverisur me logjiken shtetformuese. Ne Kosove duhet te kuptohet se pushteti fitohet vetem me zgjedhje dhe jo me komplote paszgjedhore.Me shume se nje fitore, kjo ka qene nje vote ndeshkuese per gabimet qe kane bere partite tjera ne 5 vitet e fundit. Rezimi i Qeverise Kurti ne kohe pandemie ka qene nje gabim fatal per partite humbese.
LVV duhet te transformoje mentalitetin e saj ideologjik dhe opozitar me nji vizion te ri euro-amerikan qe duhet ta perfundoj procesin e shtetendertimit dhe transicionit demokratik.
Pergezoj miqte ne PDK per qendrimin dinjitoz ne pranimin e humbjes dhe vendimin per te qendruar ne opozite.
Si nje nga themeluesit e saj, keshilloj koleget qe te perfundojne transicionin e gjeneratave dhe te ndertojene nje lidership te ri mbi bazen e zgjedhjeve demokratike brenda partiake. PDK-ja duhet te lirohet nga servilet, profiteret dhe te padishmit. Me kohe kisha keshilluar miqet e mi ne PDK qe si parti shtetformuese te heq dore nga logjika e rezimit te qeverive sidomos ne kushte pandemije dhe te deshmohet si parti shtet mbrojtese e Republikes se Kosoves.
Tani fituesi dhe humbesit duhet te lene anash euforine elektorale, te formojene sa me shpejte institucionet shteterore dhe te arrine unitetin e nevojshem per ruatjen dhe mbrojtjen e interessve vitale te Republikes se Kosoves.