Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur kryesinë e partisë, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare, ku partia e Isa Mustafës renditen e treta me rezultatin më të dobët në historinë e saj.
Anëtarë të kryesisë janë parë duke hyrë në zyret e partisë.
Media ka pyetur Lumir Abdixhikun se çfarë pritet të diskutohet dhe a do të kërkohet përgjegjësi nga drejtuesit e partisë për rezultatin e djeshëm.
Ai ka thënë se “pritet të shihet dhe se padyshim se do të kërkohet përgjegjësi”.