Pa pikë disponimi, kështu po duken fytyrat e njerëzve kryesor të LDK-së

Aktuale

Pa pikë disponimi, kështu po duken fytyrat e njerëzve kryesor të LDK-së

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 14:28
Lumir Abdixhiku

Lidhja Demokratike e Kosovës, pësoi humbjen më të thellë ne historinë e saj. Në zgjedhjet e 14 shkurtit LDK ka marrë vetëm 13.7 për qind të votave, tashmë kur janë numëruar 99.23 të votave.

Humbja duket se e ka bërë LDK-në të fillojë të reflektojë për reformë. Kryetari I Partisë Isa Mustafa, ka thirrur mbledhjen e Kryesisë së Partisë për në ora 14:00.

Tashmë në selinë e LDK-kanë arritur disa prej figurave kryesore të LDK-së, Lumir Abdixhiku, Anton Quni, Gazmend Muhaxhiri, Ismet Beqiri e Vlora Dumoshi, Besian Mustafa.

Lumir Abdixhiku shumë shkurt ka thënë se në mbledhje te kryesisë do të diskutohet për rezultatin e zgjedhjeve dhe do të kërkohet përgjegjësi për rezultatin e arritur.

Image
Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat