Gazetari Xhevdet Pozhari, ka reaguar pas dorëheqjes së Isa Mustafës nga pozita e kryetarit të LDK-së.
Pozhari e ka quajtur të vonshme dorëheqjen e Mustafës, teksa e akuzuar të njëjtin se ka shfrytëzuar këtë parti për “pushtet”, përcjell Bota sot.
Reagimi i Pozharit në Facebook:
Dorëheqja e Isës sot nuk është lajm. Vonë, shumë vonë!
Kur ju thojsha se ai me kllapën e tij e shfrytëzuan LDK-në për pushtet, më akuzonin "ti je VV". Dhe, sa herë i përballja me realitetin, sa herë iu thosha që nuk duhet diskutuar për Albinin e Vjosën, se ata punët mirë i kanë, por përgjegjësia duhet kërkuar nga këta që e shkatërruan shtetin, shpërthente histeri e paparë me akuza nga më të ultat në adresë të atyre që ishin shpresa e paharxhuar e Kosovës.
Dikur u lodha. Zgjodha të heshti dhe t'i lë zhurmuesit të flasin me orë të tëra dhe të mos thonë asgjë. Në ato pak fjali jam munduar që ta them se kot e keni, ky popull mezi po pret me ua tregu vendin "pronto-mafisë" dhe "tito-akademisë".