Lidhja Demokratike e Kosovës, në historinë e saj, ka pësuar më së keqi në zgjedhjet e 14 shkurtit. Si asnjëherë më parë, ka marrë një numër të vogël të votave.
Pakënaqësia ishte e madhe, andaj edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa pritet që në këto momente të jep dorëheqje.
Por, analisti politik, Astrit Gashi nuk mendon që Mustafa të jetë “kurbani” i vetëm i deklasimit të LDK-së.
Sipas tij, në LDK duhet të ketë edhe dorëheqje të nënkryetarëve dhe të gjithë kryesisë.
Postimi i plotë:
Isa Mustafa, s'mund të jetë "kurbani" i vetëm i deklasimit të LDK. Dorëheqja e Isa Mustafës është hap i duhur. Por ajo duhet të pasojë menjëherë me dorëheqjen e nënkryetarëve dhe të gjithë kryesisë, dhe emërimin e një kryesie provizore që do të përgatiste zgjedhjet e shpejta dhe të parakohshme. LDK duhet te çlirohet në tërësi dhe sa më parë nga pushtimi i disa individëve për të cilët pushteti i tyre ka qenë më i rëndësishëm se zëri i qytetarit. Reformë e thellë dhe e plotë!