Del bilanci i fundit i koronavirusit në Kosovë

Aktuale

Del bilanci i fundit i koronavirusit në Kosovë

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 14:47
QKUK

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se gjatë 24 orëve të fundit, 267 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Kështu ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook, gjersa ka ka zhvilluar një takim me Rastislav Kostilník, Shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës Sllovake në Prishtinë, ku kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit, nëpërmjet të cilit, Ministria e Shëndetësisë, pranon donacion për blerjen e testeve PCR.

“Ky kontribut financiar, do të përdoret për sigurimin e testeve COVID 19, duke iu shtuar donacioneve shumë të çmuara nga vendet mike, në kohë pandemie.

E sigurova z. Kostilnik, se rruga jonë, synimi ynë madhor, është rruga integruese euro-atlantike, duke ndarë vlerat dhe synimet e përbashkëta me qytetarët dhe institucionet e vendit mik Sllovakisë”, tha ai.

Gjithashtu ai njoftoi se brenda 24 orëve, nga 2040 mostra, 267 kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, apo në përqindje 8.7%.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat