Analisti politik, Vigan Qorrolli ka reaguar pas dorëheqjes së kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se partia e tij pati humbjen më të rëndë në historikun politik të vendit, përcjell Bota sot.
Qorrolli ka thënë se LDK duhet të reformohet seriozisht dhe rrënjësisht.
Postimi i tij i plotë:
Isa Mustafa, 50 vjet karrierë politikisht aktive në të gjitha etapat e zhvillimit të Kosovës — dorëhiqet prej kryetarllëkut të LDK — si partia me humbjen më të rëndë në historikun politik të vendit.
LDK duhet të reformohet seriozisht dhe rrënjësisht.