Isa Mustafa ka folur para mediave pas mbledhjes së kryesisë së partisë ku ai e ka dorëzuar dorëheqjen.
Mustafa është pyetur nga gazetarët nëse arsyeja e humbjes së thellë në zgjedhje është Vjosa Osmani.
Ai ka thënë se atë se çka ka ndodhur nuk mund ta shpjegojë.
“Unë atë që e shoh tani nuk mund ta shpjegoj, kemi një gjendje që nuk është sprovuar akoma që nuk e kemi pas kurrë kemi ndryshime të tilla për një periudhë kaq të shkurtë kohore, mbetet çështje e frymës, e qytetarëve dhe mbetet që të presim se cka do t’i sjellë Qeveria e re vendit.
Vota është vullnet i qytetarit, për këtë arsye ne do të mobilizohemi që LDK-ja të kthehet prap”, ka thënë ai.