Isa Mustafa e ka dorëzuar dorëheqjen para strukturave të partisë pak minuta më parë, merr vesh nga burime brenda kryesisë së LDK-së, që është mbledhur tash.
LDK-ja nën udhëheqjen e Mustafës ka humbur secilat zgjedhje nacionale. Në fakt, hera e fundit kur kjo parti ka fituar zgjedhjet e përgjithshme është nën udheheqjen e Ibrahim Rugovës.
Në lidhje me dorëheqjen e Mustafës, ka reaguar edhe publicistja Kimete Berisha e cila e pa largimin e Mustafës gjë të mirë, përcjell “Bota sot”.
Berisha falenderon të gjithë që kanë kontribuar për të kudnërshtuar vazhdimsin e të keqës dhe padrejtësive.
Ajo në fund thotë “Fitorja e Vetëvendosjes është Fitorja e të gjithëve “.
Postimi i plotë
Po tutna po na gjen gjë se s'jemi mësu ne me gjithë këto t'mira me na ndodh përnjëherë
Faleminderit të gjithëve për komtributin, për guximin, për kundërshtimin e vazhdueshëm të së e keqes dhe padrejtësive.
Faleminderit sidomos bashkëatdhetarëve tanë nëpër botë:
Ata na nxorën në dritë, edhe një herë.
Sepse, ne këtu e kemi paguar shtrenjtë secilin rebelim.
Pranverë. Rini. Dashuri. Dinjitet. Pleqëri e qetë.
Një tjetër jetë. Një tjetër shtet.
Për herë të parë, me shpresë.
P.S. REFREN:
Fitorja e Vetëvendosjes është Fitorja e të gjithëve