Ka dhënë dorëheqje lideri i LDK-së, Isa Mustafa.
Pas kësaj ka pasur reagime të shumta, e disa e kanë quajtur të vonë dorëheqjen e tij.
Ndërsa, analisti politik, Imer Mushkolaj, vlerëson se nuk mjafton vetëm dorëheqja e tij, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se me të duhet të shkojë edhe ekipi i tij, që e shkatërroi LDK-në.
“Nuk mjafton vetëm dorëheqja e Isës. Bashkë me të duhet të shkojë edhe ekipi i tij, që e shkatërroi LDK-në”, ka shkruar ai në Facebook./BS/