Edhe pse i shtrirë në spital, profesori Fadil Maloku i cili ka dy javë që po përballet me Covidin, ka gjetur kohë të flas për politikë.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka fol për dorëheqjen e Isa Mustafës, i cili pritet të jap në këto momente.
Maloku thotë se, “nëse nuk largohesh me kohë, koha të largon”.
Postimi i plotë:
Nëse nuk largohesh me kohë, koha të largon! Isa Mustafa dha dorëheqje, e ky "Covidi im" ende po heziton m'u dorëheq nga unë! Sot u mbushën dy javë që gjendem në spital dhe që jam i "shoqëruar online" me Covid19! Ruenu miq, s'sish shaka!