Ish-deputeti nga radhët e LDK-së, Adem Salihaj përmes një shkrimi në facebok, ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e Mustafës.
Salihaj shkruan që dorëheqja e Mustafës është tepër e vonuar, pasi po e lë LDK-në të shkatërruar e të fyer duke arritur qëllimin e tij, përcjell “Bota sot”.
Tutje Salihaj thotë që askush deri më tash nuk ka mundur ta shkatërrojë LDK-në dhe trashëgiminë rugoviane sa Isa Mustafa.
Postimi i plotë
Dorëheqja e Isa Mustafës tepër e vonuar, po e lë LDK-në të shkatërruar, të poshtëruar e të fyer jashtë mase. E arriti qëllimin e tij.
Askush deri më tash nuk ka mundur ta shkatërrojë LDK-në dhe trashëgiminë rugoviane sa Isa Mustafa.
Lufta jonë tash duhet të bëhet që të mos na e lërë trashëgimtar ndonjë të përkëdhelur të tij, i cili do ta vazhdonte veprën e tij të keqe.