Reagime të shumta ka pasur pas dorëheqjes së Isa Mustafës, si kryetar i LDK-së.
Derisa nuk dihet ende se kush do të jetë kryetari i ri i partisë, dorëheqjen e Mustafës e kanë vlerësuar si të vonshme, përcjell Bota sot.
E analisti nga Shqipëria, Andi Bushati, ka thënë se nuk ka kuptim që të qëndrojnë Agim Veliu dhe Avdullah Hoti, që sipas tij e kanë bërë haragjoze partinë e Rugovës.
“Isa iku. A ka kuptim të qëndrojnë Gimi dhe Dulla që e bënë karagjoze ish partinë e Rugovës???”, ka shkruar ai në Facebook.