Analisti politik, Krenar Shala thotë se LDK-ja duhet të bëj dy veprime taktiko-strategjike.
Sipas tij, LDK-ja duhet të bëj kuorumin për me e zgjedhë Vjosa Osmanin presidente dhe më reformua lidershipin e partisë së tyer.
Sipas tij, pas këtyre veprimeve shumë shpejt LDK-ja do të këndellet.
Postimi i plotë
M'i bo për shembull LDK dy veprime taktiko-strategjike si bërja e kuorumit për me e zgjedhë Vjosën presidente në njërën anë dhe reformimin e lidershipit të partisë në anën tjetër, shumë shpejt fillon me u këndellë prej goditjes stratosferike që e ka përjetua promë. A ka gjasa LDK-ja t'i bëjë këto veprime? Te shohim. Është pak e besueshme.