Këshilltari juridik i Vetëvendosjes, Blerim Sallahu në një postim në Facebook ka komentuar dorëheqjen e Isa Mustafës nga kreu i LDK-së.
Ai ka thënë se ia ka vlejtë që e rrëzuan një qeveri antikushtetuese dhe antiligjore për faktin se, me këtë veprim përfundon karriera poliitke e Isa Mustafës dhe disa të tjerëve.
Sallahu i ka përmendur edhe disa emra, të cilët janë në "pritje".
Postimi i tij i plotë:
Të dashur qytetarë,
Ia ka vlejtë që e rrëzuam një Qeveri antikushtetuese dhe antiligjore për faktin se, me këtë veprim përfundon karriera poliitke e:
1.Isa Mustafës (X dorëhiqet)
Në pritje:
2. Avdullah Hotit,
3. Driton Selmanajt,
4. Agim Veliut,
5.Haki Rugovës,
6. Lutfi Hazirit etj.